Mesfushori Jude Bellighman ka gjasa të mëdha që mos të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij edicioni, ka raportuar “Sky Sports” të mërkurën. Bëhet e ditur se anglezi pritet të mbetet pjesë e Dortmundit edhe për sezonin e ardhshëm.
Ai dëshiron të luajë edhe një sezon në Gjermani përpara se ta bëjë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një kampionat dhe ekip më të fortë. Për Bellighmanit, interesim tashmë kanë shfaqur Real Madridi, Manchester City, Manchester Unitedi, Chelsea e Liverpooli.
Kartoni i tij, vlerësohet mbi 100 milionë euro kurse këtë edicion ka 8 gola e 2 asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat. 19-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025.