Mesfushori Jude Bellingham do të jetë pjesë e Borussia Dortmundit të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Bellingham ka vendosur t’i refuzojë të gjitha ofertat për të mbetur te skuadra gjermane, sipas mediumeve gjermane. Bellingham nuk dëshiron të ngutet për t’u transferuar diku tjetër në fund të këtij sezoni, pasi synon që të zhvillohet edhe më shumë si lojtar me fanellën e Dortmundit.
18-vjeçari iu bashkua Dortmundit vitin e shkuar dhe ka kontratë deri në vitin 2025.
Këtë sezon, ai është njëri prej lojtarëve kryesor në ekip ku krahas tre golave të shënuar, ka bërë edhe shtatë asistime në 18 ndeshje.
Interesim të madh për reprezentuesin e Anglisë, kohët e fundit ka shfaqur skuadra e Liverpoolit.
Artikuj të ngjashëm