Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellerini afër Barcelonës

Barcelona raportohet se ka shtuar interesimin për transferimin e Hector Bellerinit nga Arsenalit, pasi ka marrë dritën e gjelbër nga menaxheri i ardhshëm i klubit.

Katalunasit pritet të emërojnë Ernesto Valverden si pasardhës të Luis Enriques, derisa njihen si admirues të Bellerinit, i cili ishte pjesë e Barçës para vitit 2013.

Sipas The Independet, Valverde ka lejuar transferimin e 22-vjeçarit si përforcim për sezonin e ri.