Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez, thotë se mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, dëshiron rikthimin në Camp Nou.
22-vjeçari nënshkroi kontratë të re me Arsenalin në muajin nëntor të vitit të shkuar, por ka qenë i lidhur ngushtë me një rikthim në Kataloni javëve të fundit. Ai kishte thënë se i mungon familja, por në Twitter kishte shkruar se “mos besoni çdo raportim që lexoni”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, Suarezi thotë se bashkëlotjari i kombëtares spanjolle dëshiron t’i bashkohet klubit spanjoll.
“Kam folur me Bellerinin, por nuk është situatë e lehtë sepse Arsenali i ka besuar shumë që kur ishte i ri”, ka thënë ai për “TV3”. “Është vendimi i tij dhe i Arsenalit. Në të vërtetë nuk e di çka do të ndodhë, por e di dëshirën e tij që të vijë”.