Portieri i Kosovës, Visar Bekaj është paraqitur te Hatayspori që fitoi thellë 5:1 ndaj Sakaryasporit.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi 1/16 të finales së Kupës së Turqisë. Hatayspori është pjesë e Superligës turke, ndërsa zë vendin e 14-të me 21 pikë.