Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bekaj debuton me humbje në Superligën e Turqisë

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, ka debutuar me humbje në Superligën e Turqisë me skuadrën e Hataysporit.

Bekaj e kompletoi ndeshjen e parë në elitën turke të shtunën në humbjen 2:1 në udhëtim te Samsunspori. Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të.

Skuadra e tij ishte duke fituar 1:0 nga minuta e 36-të, por Bekaj pranoi gol në minutën e 75-të dhe të nëntë të kohës shtesë.

26-vjeçari e ka edhe një paraqitje me Hataysporin në Kupën e Turqisë. Hatayspori në 11 ndeshje ka 14 pikë dhe është në mesin e tabelës.