Visar Bekaj dhe Prishtina do ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në verën e vitit 2021.
Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka publikuar faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndonëse kisha disa oferta për transferim jashtë vendit gjatë afatit kalimtar, në marrëveshje me kryesinë, vendosa të qëndroj edhe një sezon pranë klubit të zemrës”, ka thënë për faqen zyrtare të Prishtinës, gardiani i portës së “Bardhekaltërve”, duke shtuar se nuk do të ikë nga ekipi pa e fituar titullin e kampionit.
Bekaj hyn në vitin e gjashtë me fanellën e Prishtinës dhe në total ka 148 paraqitje.