Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bejsbolli në Tajlandë, i nxehtë dhe identitet nacional

Derisa bëhet gati për të goditur topin me shkop, zhurma rritet kur dëgjohet emri i sportistit që është në radhë.

Kërcimtaret presin në majë të gishtave me emocione derisa tifozët përdorin çdo gjë që krijon zhurmë para lëshimit të topit, si kapëse flokësh, shkopinj plastikë, vuvuzela e mjete të tjera.

Ata nuk po përpiqen që ta pengojnë ekipin kundërshtar, por të ngazëllejnë veten dhe njëherësh të motivojnë ekipin e zemrës. Ndërkohë, lojtari me shkop është maksimalisht i përqendruar, pasi synimi i tij është ta godasë topin për të marrë pikë.

"Yi qi an da! Yi qi an da!", është brohoritja e përgjithshme nga tribunat, që do të thotë: "Le ta bëjmë së bashku goditjen".

Chin Jou-lin, një tifoze 28-vjeçare, po qëndronte ulur në stadiumin ndërkombëtar të bejsbollit "Taoyan International" dhe po priste të dëgjonte zhurmën kur shkopi godet topin. Ajo thotë se në SHBA ka dëgjuar kur shkopi ka kërcitur pasi ka goditur topin, duke shtuar se është një ndjenjë e papërshkruar kur dëgjon një gjë të tillë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)