Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, është pranë kalimit si lojtar i lirë te skuadra e Sionit nga ajo angleze, Waftford.
Kështu kanë raportuar të premten mediat në Angli. "Valon Behrami do të largohet nga Watfordi për t'iu bashkuar Sionit si transferim i lirë", shkruan "lematin.ch", duke iu referuar mediave angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor edhe vetë trajneri i klubit Watford, Marco Silva, ditë më parë tha për mediat angleze se Behrami nuk është në planet e tij për edicionin 2017/2018.
"Valoni nuk do të qëndrojë me ne. Është koha për të që të gjejë një zgjidhje tjetër në karrierën e tij", pati thënë Silva. Behrami, 32-vjeçar, me Watfordin ka kontratë deri në verën e vitit 2018.
Reprezentuesi i Zvicrës më herët karrierë ka bërë edhe te Hamburgu, Napoli, Fiorentina, West Ham United, Lazio, Genoa dhe Lugano.