Trajneri i skuadrës së Lirisë, Granit Begolli, ka thënë pas ndeshjes së humbur në barazh nga Vushtrria, se skuadra ishte më e ngarkuar emocionalisht sesa që do të duhej të ishte.
Vushtrria e fitoi ndeshjen në ekzekutimin e penalltive dhe u kualifikua tutje në finalen e plejofit për inkuadrim në Superligë.
“Nuk është ndjenjë e mirë. Kemi punuar shumë që ta bëjmë një sezon të madhe për ta kthyer Lirinë ku e ka vendin, në Superligë. Kemi lënë në gjysmë një punë. Penalltitë janë fat, ndërsa Vushtrrinë e uroj për fitore”, tha fillimisht Begolli.
“Besoj që nga ngarkesat e ndeshjeve vijnë edhe problemet fizike. Lojtarët më të mirë fizikisht sot kanë shfaqur probleme. Por më shumë kemi qenë të penalizuar nga ngarkesa emocionale sesa ajo fizike”, ka përfunduar Begolli.