Prishtina largoi 8 futbollistë në afatin kalimtarë të verës, pasi për ta më nuk kishte vend në skuadrën që po drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi.
Largimi i disa lojtarëve ngjalli shumë reagime e më i përfoluri ishte Gentrit Begolli, i cili kaloi plotë 15 vite në skuadrën nga kryeqyteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBegolli, në një intervistë për Sportin në KTV, ka treguar se si ka ardhur deri te ndarja me klubin ku u rrit si futbollist.
Pavarësisht që nuk e kishte pritur largimin, mesfushori thotë se nuk i ka mbetur merak që të luajë ende për bardhekaltrit, por ai ka disa fjalë për trajnerin Arsim Thaçi.
Vetëm pas dy ditëve, u largua edhe babai i Gentritit, Ismet Begolli, i cili dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit që e mbante, për shkak të mospajtimit me politikat e reja të klubit. Dorëheqje dha edhe aksionari më i madh, Rrahman Haradini.
Gentrit Begolli, tani është futbollist i Llapit dhe synon që përvojën e tij në futbollin e Kosovës ku ka fituar gjithçka me Prishtinën, ta instalojë edhe tek bashkëlojtarët e tij në mënyrë që të fitojnë trofe dhe të dalin në Evropë.