FC Prishtina është duke zhvilluar fazën e fundit përgatitore para nisjes së edicionit të ri, me synim për të rikthyer titullin e kampionit të Kosovës në kryeqytet.
Trajneri aktual i prishtinasve Arsim Thaçi, përveç përforcimeve të bëra gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka larguar edhe shumë futbollistë nga Prishtina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundi nga kryeqytetasit janë larguar plotë tetë futbollistë në të cilët nuk ka llogaritur trajneri Thaçi.
Lojtarë me emra si Liridon Leci, Shend Kelmendi, Liridon Kukaj, Gentrit Begolli dhe Endrit Krasnqi, u liruan nga trajneri Thaçi, i cili u kritikua jashtëzakonisht shumë nga tifozët për këto largime.
Por, Thaçi për Sportin në KTV, tregon arsyen e largimit të këtyre futbollistëve.
I pari i prishtinasve ka folur edhe për Labinot Ibrahimin duke treguar vendimin e këtij të fundit, që u mendua se do të ishte pjesë e Prishtinës për sezonin e ri
Prishtina aktualisht gjendet në Banjë të Pejës, ku është duke kryer fazën përgatitore për edicionin e ri.