Bologna është në pozitën e katërt në Serie A me 51 pikë. Është në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Interi është lider me 72 pikë dhe është shkëputur shumë nga Juventusi që i ka 57 pikë dhe Milani që renditet i treti me 56 pikë.
Bologna, që është në ecuri prej gjashtë fitoreve, luan në shtëpi kundër Interit, të shtunën nga ora 18:00.
Ndeshja i takon xhiros së 28-të të Serie A.
Edhe Interi është në formë të shkëlqyer duke i fituar të gjitha 12-të ndeshjet të cilat i ka zhvilluar në vitin 2024.
Bologna është prej skuadrave me histori të pasur në Itali.
Shtatë herë është fituese e ligës, por “Scudetton” e fundit e ka fituar në vitin 1964.
Para 25 vjetësh, Bologna ishte paraqitur në garat evropiane, ndërsa ishte mposhtur në gjysmëfinale nga Marseille në Kupën e UEFA-s.
Interi në derbi hyn para ballafaqimit të rëndësishëm që e ka me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve. Ndeshjen e parë në “Giuseppe Meazza” e ka fituar 1:0.
Të dielën nga ora 18:00, Juventusi ballafaqohet me Atalantan e Berat Gjimshitit.
Atalanta i ka 46 pikë në pozitën e gjashtë.