Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beckenbauer njofton se ka humbur shikimin me syrin e djathtë

Kampioni i botës si lojtar në vitin 1974 me Gjermaninë dhe si trajner në vitin 1990, Franz Beckenbauer nuk do të udhëtojë në Katar për të shikuar Kupën e Botës.

Ai ka njoftuar se Gjermaninë do ta shikojë nga shtëpia për shkak të problemeve shëndetësore.

“Nuk do të shkoj në Katar. Do të lutem për ekipin tonë para televizorit. Kam pasur një atak në njërin sy. Fatkeqësisht, nuk shoh asgjë me syrin e djathtë. Unë mund ta përballoj atë. Dhe, duhet të jem i kujdesshëm me zemrën time”, ka thënë legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Muenchenit.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë për revistën “Bunte”.