BBC shkruan se si refugjatët kanë ndihmuar, disa prej yjeve që tani janë pjesë aktive e Premier Ligës.
Në mesin e tyre BBC përmend edhe dyshen shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, transmeton Koha.net.
“Çfarë kanë të përbashkët ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ai i Crystal Palacet, Chritain Benteke, ata të Stoke Cityt, Saido Berahino dhe Xherdan Shaqiri, dhe legjenda e Manchester Unitedit Eric Cantona? Përgjigja është se ata të gjithë janë nga familjet refugjate, që janë larguar nga lufta dhe vazhduan për të kontribuar edhe në futbollin britanik”, shkruan BBC.
Kjo fundjavë shënon 80 vjetorin e mbërritjes në Britani të Madhe të 4000 fëmijëve refugjatë nga Lufta Civile spanjolle - gjashtë prej të cilëve më vonë u bënë lojtarë profesionistë.
Ekskluzivisht për BBC flet ish-sulmuesi i Liverpoolit, Christian Benteke, i cili ishte larguar nga Republika Demokratike e Kongos (e njohur si Zaire) për të shkuar në Belgjikë si fëmijë, si pjesë e një iniciative të Amnesty International të quajtur “Football Welcome”.
-
“Blicku” shkruan për paraqitjet e Xhakës e Shaqirit në Champions
-
Premier League përshëndet Xhakën me “bombat” e tij
-
Arsenali do t’i shqyrtojë ofertat për Xhakën e Tierneyn
-
Te Zvicra urojnë që Xhaka e Shaqiri të priten ngrohtë në Prishtinë
-
Nga Lorik Cana te Xherdan Shaqiri lutje dhe solidaritet për të prekurit nga tërmeti