Mats Hummels ka thënë se nuk ka asnjë arsye që t’i vije keq për Arsenalin pasi Bayern Munichu deklasoi ekipin anglez duke realizuar 10 gola në dy takime në Ligën e Kampionëve.
Fansat e Arsenalit janë duke shprehur pakënaqësinë e tyre shkaku i rezultat të thellë që e pësuan në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHummels e di se si është të pësosh nga Bayerni, pasi sa ishte pjesë e Borussia Dortmundit ishte mposhtur 5 me 1, por si lojtar i Bayernit ka insistuar se humbjet e thella janë pjesë e futbollit dhe asnjëra palë nuk duhet të ndjejë keqardhje.
“Nuk e di nëse ndjeni keqardhje në futboll [për kundërshtarin]”, ka thënë Hummels. “Duhet të bëni më të mirën, por në fund ata ishin të pafat. Kishin 50 minuta të mirë dhe ka mundur të jetë ndryshe”.
“Ndoshta më vonë do të përballemi me ta dhe do të kemi ne problemin e tyre. Nuk mendoj se duhet të ndjejmë keqardhje për ta. Është veç sport. Nëse fitoni, duhet ta shijoni. Nuk dukej mirë për Arsenalin dhe kjo është shumë keq”.