Mbrojtësi i krahut të majtë, Omar Richards është transferimi më i ri i Bayern Munichut. Skuadra bavareze të enjten ka zyrtarizuar transferimin e anglezit Richards, i cili me Bayernin ka firmosur kontratë deri në vitin 2025. 23-vjeçari te Bayerni është transferuar si futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Readingun, ekip që bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez (Championship).
“Jemi shumë të lumtur që një futbollist si Omari do të jetë pjesë e Bayernit. Ai është një lojtar me teknikë të përsosur dhe mbrojtës shumë i mirë i krahut. Ne kemi besim të madh se Omar do ta ndihmoj ekipin shumë”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq.