Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni synon t’ia “rrëmbejë” trajnerin gjigantit anglez

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është në kërkim të një trajneri për sezonin tjetër.

Spekulimet se cili do të jetë pasuesi i Jupp Heynckes të stoli i Bayern Munich, nuk kanë fund.

e fundit është përfolur për ish-trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, si kandidat kryesor për të pasuar 72-vjeçarin, por tashmë në horizont ka dalë një emër i ri, transmeton kp. 

Lajmin e bën të ditur ish-mesfushori i Gjermanisë, Didi Hamman, i cili zbulon se trajneri aktual i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, po merret seriozisht në konsideratë nga drejtuesit bavarez. 46-vjeçari argjentinas mund të pasojë Jupp Heynckes në fund të këtij sezoni te gjiganti gjerman.

Pochettino ka bërë një punë të jashtëzakonshme me Tottenhamin në këto vitet e fundit.