Bayerni nuk ka arritur t’i shënojë dy fitore rresht në gjashtë ndeshjet e fundit të tri garat, Bundesligë, Ligë të Kampionëve dhe Kupë.
Në gjashtë ndeshje ka shënuar tri fitore e po aq barazime. Por, të shtunën gjiganti gjerman synon ta arrijë fitoren e dytë rresht, pas triumfit në mesjavë ndaj gjigantit spanjoll, Barcelonës. Bayerni bëri paraqitje të madhe ndaj Barcelonës, të cilën e mposhti 2:0. Përballë Bayernit do të jetë Augsbugu, që mposhti në fundjavë Werder Bremerin me rezultatin 1:0. Te Augsburgu shpresojnë në një paraqitje tjetër të madhe për të lënë pas fillimin e vështirë, ku nga 18 pikë kanë fituar vetëm gjashtë. Por, do ta ketë të vështirë përballë kampionit të Gjermanisë. Në 14 ndeshje ndaj Augsburgut, Bayerni ka shënuar mesatarisht dy gola.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:30.
Të shtunën luhet edhe takimi tjetër interesant në mes të Borussia Dortmundit dhe Schalkes. Dortmundi është në kërkim të këndelljes pas dy humbjeve rresht, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Bundesligë. Schalke fitoi ndeshjen e fundit në Gjermani dhe synon t’i shkaktojë telashe Dortmundit në udhëtim. Dortmundi zë vendin e pestë me 12 pikë, sa ka edhe Bayerni në vendin e tretë. Dortmundi e Bayerni kanë dy pikë më pak se Union Berlini që mund ta shënojë edhe fitoren e pestë në kampionatin gjerman. Përballja Union Berlin – Wolfsburg luhet të dielën dhe i takon javës së shtatë.