Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni “shkatërron” Leverkusenin për finalen e kupës

Bayern Munichu ka kaluar në finale të kupës së Gjermanisë, duke e shpartalluar Bayer Leverkusenin me rezultat 6 me 2.

Serinë e golave e nisi Javi Martinez në minutën e dytë, para se Lewandowski të realizonte pas 7 minutave për rezultatin 2 me 0.

Lars Bender realizoi golin e parë të Leverkusenit në këtë takim në minutën e 16, ndërsa Bayerni në pjesën e dytë realizoi edhe katër gola.

Ishte Thomas Muller me tri gola dhe Thiago Alcantara që realizuan për bavarezët kurse golin e fundit për vendasit e realizoi Leon Bailey.

Bayerni pret fituesin e duelit Schalke-Frankfurt.

Artikuj të ngjashëm