Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni po e kërkon Nkunkun si zëvendësim për Gnabryn

Bayern Munich po e shikon Christopher Nkunkun si një zëvendësues të mundshëm për Serge Gnabryn.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, shpreson se klubi mund ta bindë Gnabryn që ta vazhdojë kontratën përtej vitit 2023, por drejtuesit e klubit mund ta shesin atë për një shumë të madhe nëse ai refuzon ofertën e tyre.

“Sport1 “ raporton se gjigantët gjermanë po shikojnë yllin e Leipzigut, Christopher Nkunku.

Francezi po shkëlqen te Leipzigu duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.