Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Raphinha që është pjesë e Leeds Unitedit.
Mediumet gjermane kanë raportuar të enjten se Bayerni po synon transferimin e Raphinhas në fund të këtij sezoni. Te Bayerni po e shohin Raphinhan si zëvendësim ideal për Kingsley Comanin, i cili pritet të transferohet te Paris Saint-Germaini.
Për ta bindur Leedsin në lirimin e Raphinhas, Bayerni është i gatshëm të ofrojë rreth 45 milionë euro dëmshpërblim. Raphinha më herët ka paralajmëruar largimin nga Leedsi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.
25-vjeçari këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë një asistim në 15 paraqitje në Premier League. Ai gjithashtu ka edhe pesë ndeshje e dy gola të shënuar me Brazilin.