Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni paralajmëron shkarkimin e Niko Kovaçit

Bayern Munichu ka tri ndeshje pa fitore dhe Uli Hoeness beson se fajin për këtë e ka edhe trajneri Niko Kovaç.

Politika e rotacionit nga Kovaç bashkë me rezultatet jo të mira kanë bërë që kroati ta gjejë veten nën presion të vazhdueshëm.

Ndërsa në lidhje me këto Hoeness tha që në fund të fundit Kovaç vendos kokën e tij në rrezik, transmeton kp. 

“Ka pasur shumë rotacione dhe që prej asaj kohe, gjithçka ka shkuar keq, por nuk mendoj se është dramatike. Është në dorën e trajnerit. Në fund, ai po e vë kokën e vet në rrezik për këtë”, ka thënë presidenti i bavarezëve. “Ritmi është humbur në ndeshjen me Augsburgun dhe 20 minutat e para kontribuan që të mos hymë në lojë”.

“Për momentin kemi disa probleme, por ajo është normale. Nuk e kuptoj perceptimin publik. Dhjetë ditë më parë u tha se pjesa tjetër e Bundesligës po lufton për vendin e dytë dhe tash gjithçka ka ndryshuar?!”, ka përfunduar Hoeness.

Artikuj të ngjashëm