Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nuk e dëshiron Ronaldon

Bayern Munich ka përsëritur edhe një herë se nuk është i interesuar të transferojë Cristiano Ronaldon këtë verë.

Gjigantët gjermanë janë lidhur prej kohësh me yllin e Manchester Unitedit, pasi portugezi po dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ri.

Megjithatë, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidziq, ka mohuar që klubi dëshiron ta sjellë 37-vjeçarin në “Allianz Arena”.

“Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, sukseset dhe karrierën e tij. Por edhe një herë kjo nuk ishte dhe nuk është temë për ne”, deklaroi Salihamidziq.