Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me deklaratë për Lewandowskin

Bayern Munichu ka publikuar një deklaratë përmes së cilës ka insistuar se sulmuesi Robert Lewandowskit nuk do t’i lejohet largimi.

Golashënuesi polak të mërkurën është lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi dhe Chelsea pasi publikisht është shprehur i zhgënjyer me klubin gjerman shkaku i mungesës së përkrahjes për këpucën e artë në Bundesliga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin e cila së fundmi është vazhduar deri më 2021. Bayerni nuk ka asnjë qëndrim për transferim”, thuhet në deklaratën e Bayernit.

“Nuk ka as nuk do të ketë bisedime me klube tjera. Nëse klubet bisedojnë me lojtarët me kontrata afatgjate ato rrezikojnë dënimin nga FIFA”.