Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kontakton Manen

Sadio Mane

FC Bayern München ka kontaktuar Sadio Manen për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

“Sport Bild” ka bërë të ditur të shtunën se drejtuesit e klubit gjerman kanë nisur bisedimet me menaxherin e senegalezit, të cilin po e shohin si përforcim ideal për sezonin e ri.

Mane nuk ka nisur ende bisedimet me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.

Këtë edicion sulmuesi i krahut ka shkëlqyer duke shënuar 22 gola në të gjitha garat.