Futbollisti shumë i vlerësuar i West Hamit, Benicio Baker Boaitey do të udhëtojë për në Gjermani të mërkurën për të biseduar me disa klube, duke përfshirë Bayern Muenchenin.
Barcelona, PSG-ja dhe Benfica kanë përcjellë 16-vjeçarin e Anglisë. Zhvillimi i tij është duke u përcjellë edhe nga klubet më të mëdha angleze.
West Hami ka shpresuar se do të firmos kontratë profesionale me lojtarin e akademisë kur ai t’i mbushë 17-vjet, në vitin tjetër. Por e ardhmja e tij duket në Bundesligë. Boaitey është krahasuar me Douglas Costan e Juventusit.
Një ditë më parë Borussia Dortmundi ka konfirmuar transferimin e talentit tjetër anglez, Jude Bellingham. Ky trend i kalimit të lojtarëve të talentuar nga Anglia në Gjermani është në rritje.