Bayern Muencheni është duke shqyrtuar të bëjë ofertë për transferimin e Benjamin Henrichsit nga Monaco, bën të ditur "Kicker" të martën.
Skuadra bavareze po shikon të rrisë më tepër kualitetin në skuadër dhe e sheh 22-vjeçarin Henrichs si opsion.
Henrichs vet është i interesuar të largohet nga Monaco. Te skuadra e Ligue 1 të Francës ai kishte kaluar nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit të kaluar për 20 milionë euro.
Me Monacon reprezentuesi i Gjermanisë ka kontratë deri në verën e vitit 2023. Henrichs stinorin e fundit në total luajti 30 ndeshje dhe shënoi një gol e asistoi tre tjerë.