Bayern Munich është në kërkim të një mesfushori për të zëvendësuar Xabi Alonson, i cili ka konfirmuar tërheqjen nga futbolli javë më parë.
Sipas raporteve nga Don Balon gjiganti gjerman e sheh pasardhës ideal të spanjollit mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriqin, transmeton Koha.net.
Kroati ka kontratë me “Los Blancos” deri më 2020, dhe është një nga lojtarët kyç në lojën e ekipit të Zinedine Zidane.