Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fiton në udhëtim, Ibrahimoviqi nuk aktivizohet

Bayern Munichu e ka fituar ndeshjen e xhiros së 11-të të Bundesligës gjermane në udhëtim te Hoffenheimi.

Bavarezët të shtunën fituan me rezultatin 2:0, me dy gola të realizuar në pjesën e parë.

Jamal Musiala në minutën e 18-të dhe Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 38-të, realizuan golat e fitores për bavarezët.

Te Bayerni për herë të parë në bankën rezervë ishte shqiptari 16-vjeçar, Arijon Ibrahimoviq. Por, ai nuk u aktivizua.

Bayerni zë pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë në 11 ndeshje të luajtura.