Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse ndaj rivalit të përbetuar, Dortmundit.
Bavarezët fituan si mysafir i Dortmundit me rezultat prej 1-3, transmeton Koha.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi holandezi Arjen Robben, i cili në minutën e 17 me një goditje të bukur e dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit. Për të asistoi kolumbiani Rodriguez.
Në minutën e 37 Bayerni dyfishoi epërsinë përmes Lewandowskit, kurse golin e tretë e shënoi Alaba në minutën e 67.
Për Dortmundin golin e vetëm në këtë takim e shënoi Bartra në minutën e 88.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 26 pikë, kurse Dortmundi humb vendin e dytë, duke zbritur për një pozitë, me 20 pikë.
Artikuj të ngjashëm