Bayern Munichu ka fituar bindshëm në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Gjermanisë të mërkurën mbrëma, në duelin ku debutoi edhe Joao Cancelo.
Bavarezët në udhëtim te Mainzi fituan me rezultatin 4:0 dhe kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Eric Maxim Choupo-Moting shënoi për golin e parë në minutën e 17-të, ndërsa Jamal Musiala realizoi pas gjysmë ore lojë për 2:0.
Pjesën e parë, mysafirët e mbyllën me rezultatin 3:0, me golin e Leroy Sanes.
Alphonso Davies vulosi rezultatin final me golin e minutës së 83-të.
Alexander Hack i vendësve u përjashtua nga loja në minutën e 86-të, pas kartonit të dytë të verdhë.
18-vjeçari Brajan Gruda te Mainzi ishte në bankën rezervë.
Artikuj të ngjashëm