Futboll

Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayerni fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayern Muncheni e ka fituar Superkupën e Gjermanisë. 

Bayerni të shtunën mbrëma fitoi 2:1 në finale ndaj Stuttgartit. 

Sulmuesi anglez, Harry Kane, i kaloi në epërsi bavarezët në minutën e 18-të. 

Luis Diaz i dyfishoi shifrat në minutën e 77-të. Ai shënoi në debutim dhe golin ia dedikoi portugezit Diogo Jota. Diaz dhe Jota kanë luajtur së bashku te Liverpooli. 

Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, vdiqën muajin e kaluar pas një aksidenti në Spanjë. 

Jamie Leweling e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 93-të por që nuk ia rrezikoi në fund fitoren Bayernit. 

Bayerni edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në Gjermani. 

Skuadra e Vincent Kompanyt mbrojtjen e titullit e fillonë të premten nga ora 20:30 ku e pret Leipzigun.