Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni e vëzhgon nga afër Hysajn

Bayern Munich është futur në garë për Elseid Hysajn, i cili pëlqehet edhe nga klubet angleze, Chelsea dhe Arsenal.

Siç raporton faqja që merret me transferimet e futbollistëve, Tuttomercatoweb, disa krerë të kampionëve të freskët të Gjermanisë, këtë të diele do të jenë në Juventus Stadium, për të ndjekur gjatë superndeshjes së javës në Itali, pikërisht Juventus- Napoli, nga pranë paraqitjen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare,transmeton KP.

Hysaj është një prej lojtarëve kryesorë të Napolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, dhe gjithmonë sipas mediave italiane, vlerësimi që i bën klubi i Aurelio De Laurentis, kartonit të 24 vjecarit nga Shkodra është 50 milionë euro.

Bayerni është në kërkim të zëvendësuesit të Rafinhas i cili pritet të lërë Munihun në fund të stinorit.

Artikuj të ngjashëm