Te Bayern Munichu e kanë vlerësuar si shumë të vështirë përballjen me Atletico Madridin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Në shortin e tërhequr të hënën, Bayerni ndeshjen e parë do të luajë në Madrid kurse të kthimit në Munich. Këto ndeshje do të luhen në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq e ka quajtur Atleticon si një top skuadër.
“E kam shikuar ndeshjen e Atleticos që e pati me Realin të dielën mbrëma. E kemi parasysh se çka është në gjendje të bëjë Atletico. Ne ishim në të njëjtin grup me ta në sezonin e shkuar. Mund të them se bëhet fjalë për një top ekip, pasi nuk është rastësisht kampion në fuqi i Spanjës. Në duhet të përmirësohemi deri atëherë dhe të kemi paraqitje shumë të mirë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, është shprehur Salihamixhiq.