Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni befasohet në shtëpi, nuk debuton Ibra i Kosovës

Bayern Munichu me mungesa të shumta nuk ka arritur që të marrë pikë në ndeshjen e fundit.

Të premten në mbrëmje, bavarezët në “Allianz Arenan” e zbrazët, u mposhtën nga Borussia Monchengladbachu me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesligën e Gjermanisë.

Ishte fitorja e 27-të në ligë e Gladbachut kundër kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munichut.

Robert Lewandowski shënoi i pari për vendësit në minutën e 18-të.

Megjithatë, rikthimi dhe fitorja erdhi në pjesën e parë. Në minutën e 27-të, Florian Neuhaus i barazoi shifrat fillimisht.

Golin e avantazhit dhe pikëve të plota e shënoi Stefan Lainer.

Edhe Bayerni mposhtet nga skuadra e kategorisë së tretë Futboll Bayerni mposhtet nga skuadra e kategorisë së tretë

Arijon Ibrahimoviq, futbollisti nga Kosova, ishte në bankën rezervë, por nuk debutoi me skuadrën që drejtohet nga Julian Nagelsmann.

Bayerni mbetet lider në tabelë me 43 pikë. Gladbachu është në vendin e 11-të me 22 pikë.