Bayern Munichu mund ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Lucas Vazquez.
Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e klubit gjerman janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit.
29-vjeçari do të largohet nga madrilenët si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Drejtuesit e klubit gjerman do të nisin bisedimet me menaxherin e lojtarit për ta bindur të transferohet në Bundesliga.
Vazquez këtë sezon në 22 ndeshje në La Liga ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.
Artikuj të ngjashëm