Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern Munichu është vënë pas Gavit

barcelona, sport, futboll, koha, 18 prill

17-vjeçari Gavi është një prej zbulimeve të këtij edicioni. Vlera e tij në treg sipas faqes “transfermarkt” vlerësohet të jetë rreth 60 milionë euro.

Paraqitjet e tij kanë marrë vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane e në mesin e tyre edhe Bayern Munichut që është duke e shikuar situatën e tij, ka shkruar të mërkurën “Mundo Deportivo”.

Liverpooli po ashtu thuhet se është vënë pas talentit spanjoll, i cili ka kaluar nëpër të gjitha ekipet zinxhirë të Barcelonës.

Kontrata e Gavit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2023.

këtë edicion ka luajtur në 41 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola e ka kontribuuar me gjashtë asistime.