Trajneri Tahir Batatina e ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e Llapit nga Kupa e Kosovës. Ai tha se Llapi është i fortë dhe do të arrijë suksese.
Llapi të dielën u eliminua nga Kupa e Kosovës nga skuadra e rangut të dytë, Trepçës ’89. Llapi në 1/8 e finales të Kupës pësoi disfatë nga 89-shi me rezultatin 4:3. Takimi u vendos pas vazhdimeve.
“Forca djem, ju jeni luanët e Llapit. Unë e marrë përgjegjësinë për gjitha dështimet, ndërsa ju jeni më meritorët për sukseset e klubit. Ne jemi edhe më të fortë dhe të vendosur për sukseset e radhës. Qentë lehin, karvani ecën, ata e kanë zërin e vogël e Llapi nuk i dëgjon me lokomotivën e vet”, ka shkruar Batatina të hënën në “Facebook”.