Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina i fokusuar në Kupë e në lojtarë të rinj

kf llapi, sport, tahir batatina, futboll,

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë pas humbjes nga Dukagjini të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, se aktualisht është i fokusuar për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, si dhe te lojtarët e rinj.

“Fokusi im për këto ndeshje është ta shoh potencialin e lojtarëve që nuk kanë minutazhë. Jemi në fund të kampionatit dhe nuk është mirë që një trajner të mos u jap hapësirë lojtarëve për ta parë potencialin e tyre për të ardhmen. Fokusi im është që t’u jap hapësirë djemve të rinj. Fokusin natyrisht e kam edhe te finalja e Kupës së Kosovës ndaj Dritës sepse faktikisht, Evropën e kemi siguruar”, ka thënë trajneri Batatina.