Kapiteni i Dukagjinit, Elton Basriu, ka thënë se paraqitja në rrethin e parë të Ligës së Konferencës, ka qenë eksperiencë e re.
Përvoja sipas tij, ka ndikuar në rezultat, ndonëse Dukagjini fitoi ndaj FC Europas, 2:1.
“Është ndjenjë e veçantë duke marrë parasysh se ishte eksperiencë e re. Tani duhet të mendojmë për lojën e radhës sepse kundërshtari ka eksperiencë tash e disa vite në këtë garë. Për ne ishte hera e parë dhe eksperienca ndikoi shumë”, ka thënë Basriu për “ArtMotion” pas ndeshjes.