Kevin Love është tërhequr nga Lojërat Olimpike për shkak të lëndimit, duke detyruar ekipin e basketbollit të SHBA-s të zëvendësojë dy lojtarë në përbërje.
Agjenti i Lovet, Jeff Schwarz ka konfirmuar të premten se qendra e skuadrës së Clevelandit tashmë është tërhequr.
Tërheqja e Lovet te ekipi amerikan i basketbollit, vjen një ditë pas tërheqjes së fundorit të Washingtonit, Bradley Beal.
Love e ka fituar një medalje të artë olimpike në vitin 2012 dhe luajti në ndeshjet përgatitore të SHBA-s në Las Vegas.
Dyshja pritet të zëvendësohen nga qendra e Nuggets, JaVale McGee, dhe basketbollisti i Spurs, Keldon Johnson.
Artikuj të ngjashëm
-
Bota e basketbollit “në frikë”, SHBA-ja shpall listën e lojtarëve për Lojërat Olimpike
-
NBA, ndodh këmbimi më i madh i basketbollistëve në histori – përfshihen shtatë klube
-
SHBA-ja fiton medaljen e fundit të artë në Lojërat e Parisit
-
Shkëlqimi i Curryt për suksesin e pritur gjatë
-
Superfuqia e basketbollit vulos dominimin edhe në “Parisi 2024”