Sport

Basketbollisti i ri boshnjak gjendet me shtyllë kurrizore të thyer në afërsi të një diskoteke

Azur Terziq, një basketbollist i ri i klubit KK Igman Burch, është gjetur me lëndime serioze, përfshirë shtyllë kurrizore të thyer, në afërsi të një diskoteke në Cazin, raporton “Veçernji.hr”.

Siç ka njoftuar klubi i tij KK Igman por edhe ish klubi KK Bihaç në Facebook, duke iu referuar deklaratave të familjes, Terziq kishte dalë në diskotekë me shoqëri.

Sipas njoftimit të familjes, Azura Terziq ishte gjetur pa ndjenja nga pronari i një shitoreje, dhe pasi u kërkuan videoxhirimet, iu tha se asnjë prej kamerave nuk po punonte.

Terziq u transferua me urgjencë në Sarajevë dhe familjarët e tij shpresojnë në rikuperim të suksesshëm.

Është thënë se asnjë nga vizitorët në diskotekë nuk kishte vërejtur ndonjë gjë të pazakontë. Por, ka dyshime se ishte tentim vrasje.