Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistet e reja humbin ndeshjen e parë në “European Challengers”

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll (femrat), e ka nisur me humbje garën “European Challengers”.

Kosova e ka humbur duelin e parë të Grupit E kundër Sllovakisë. Ndeshja e luajtur të martën në Shkup, është mbyllur me fitoren e thellë 71:38 të Sllovakisë.

Dea Pushkolli ishte më e dalluara te Kosova me 11 pikë të shënuara e katër kërcime, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Astera Tuhina që pati gjashtë pikë, gjashtë asistime dhe dhjetë kërcime.

Për dallim prej Kosovës që startoi me humbje, Përfaqësuesja U20 e Shqipërisë ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Grupit D. Në Yerevan të Armenisë, Shqipëria të martën ka triumfuar ndaj Ukrainës me rezultatin e ngushtë 80:78.