Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistët e Kosovës U20 shënojnë fitoren e dytë

Pasi triumfoi ditë më parë ndaj Austrisë, Kosova U20 ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Të premten, Kosova triumfoi ndaj Rumanisë në garë për vendet 9-16.

Dueli u mbyll me shifrat 82:79 në të mirë të “Dardanëve” të rinj. Te Kosova u dalluan Don Polloshka me 17 pikë, Bardh Istrefi me 13 pikë e katër kërcime, Drilon Shala me gjashtë pikë e 13 kërcime, ndërsa u veçua edhe Fatlind Shoshaj me tetë pikë.

Kosova të shtunën do të përballet me Hungarinë, ndeshje që zhvillohet për vendet 9-12.

Artikuj të ngjashëm