Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, xhiroja e 15-të nis nesër

Dy ndeshje do të zhvillohen të mërkurën dhe dy të tjera të enjten në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës në basketboll, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të martën.

Të mërkurën të dy ndeshjet do të nisin në orën 19:00, kurse më interesantja do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku përballen rivalët e qytetit – Ponte dhe Bashkimi, transmeton Koha Ditore.

Ndërkohë, në Prishtinë, Sigal Prishtina e pret Lipjanin që është i fundit në tabelë dhe ekipi i vetëm pa fitore këtë edicion.

Edhe të enjten, të dyja ndeshjet do të zhvillohen prej orës 19:00.

Në palestrën “Mizahir Isma” do të përballen Rahoveci e Golden Eagle Ylli, derisa në ndeshjen tjetër, Peja e pret Trepçën në “Karagaç”.

Edhe Super liga me super ndeshje Sport Super liga me super ndeshje

Në këtë xhiro, Feronikeli pushon.

Aktualisht prin Rahoveci me 24 pikë, tri më shume se Bashkimi e Ponte Prizreni që ndajnë pozitat dy dhe tre, derisa Prishtina është e katërta me 19 pikë.