Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Superliga vazhdon të mërkurën

Trepça e Bashkimi e hapin xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dy prej skuadrave të mëdha të vendit takohen të mërkurën nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Për Trepçën është ndeshja e parë, pasi në xhiron hapëse ishte e lirë. Ndërkohë Bashkimi në xhiron e parë e mposhti Lipjanin në Prizren.

Të mërkurën luhet edhe takimi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Kampionia aktuale, Prishtina, të dielën mbrëma pësoi nga Rahoveci dhe do të mundohet të kthehet menjëherë në rrugën e duhur.

Ndërkohë të enjten është takimi Lipjani - Golden Eagle Ylli, që nis në ora 19:00.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Rahovecit zhvillohet më vonë, për shkak të ndeshjes evropiane të Rahovecit.