Përfaqësuesja e Shqipërisë në basketboll e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e dytë të raundit të parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”. Shqipëria pësoi me rezultatin 101:84. Ndeshja u luajt në Ploiesti të Rumanisë.
Kuqezinjtë fituan dy çerekët e parë, por nuk vazhduan njëjtë edhe në pjesën e dytë. Elvisi Dushi ishte më i miri te Shqipëria me 20 pikë. Basketbollisti i Pejës, Daniel Lekndreaj, ndeshjen e mbylli me 12 pikë. Lojtari i natyralizuar, Dallas Moore, shënoi 18 pikë.
Shqipëria ndeshjen e parë e kishte fituar ndaj Luksemburgut me rezultatin 92:89. Ajo ndeshje ishte luajtur në Durrës më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Të dielën, Shqipëria luan në udhëtim ndaj Luksemburgut.