Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Shqipëria mposhtet nga Luksemburgu

Shqipëria ka pësuar edhe një humbje në fazën e parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”. Të dielën mbrëma Shqipëria pësoi në udhëtim nga Luksemburgu me shifrat 86:75.

Kuqezinjtë e fituan periudhën e parë me rezultat 26:21, por e humbën edhe më thellë periudhën e dytë, 27:15. Pësuan edhe në periudhën e tretë me rezultatin 21:14, ndërsa rezultati 20:17 në të mirë të saj në periudhën e katërt, nuk ishte i mjaftueshëm. Rei Pullazi ishte më i miri te Shqipëria. Ai ndeshjen e mbylli me 13 pikë e gjashtë kërcime.

Dallas Moore realizoi 18 pikë, ndërsa i kishte edhe katër kërcime. Frenki Lilaj kontribuoi me 17 pikë e gjashtë kërcime. Të enjten Shqipëria humbi edhe nga Rumania, me rezultatin 101:84. Ka edhe një fitore. Më 25 nëntor kishte fituar ndaj Luksemburgut me rezultatin 92:89. Ndeshjen e fundit Shqipëria e luan më 3 korrik, kur e pret Rumaninë.

Artikuj të ngjashëm