A’ja Wilson dhe Përfaqësuesja e SHBA-së kanë pasur një paraqitje fantastike, duke thyer rekordin e pikëve të shënuar në Kampionatin Botëror në triumfin ndaj Koresë së Jugut. Brionna Jones shënoi 24 pikë dhe Wilson shtoi 20 sosh për ta ndihmuar SHBA-në ta mposht Korenë e Jugut me shifrat 145:69, të hënën. Me pikët e shënuara në këtë ndeshje, SHBA-ja ka thyer rekordin e Brazilit që pati shënuar 143 pikë në vitin 1990.
Në fakt, ky është edhe rekord i ri për ekipin amerikan në histori të Botërorit, pasi maksimumi i pikëve që ka shënuar në të shkuarën ishin 119 kundër Angolës në vitin 2014 dhe Kinës në vitin 2006. Fitorja ishte gjithashtu e 26-ta rresht në Kampionatin Botëror për amerikanet, të cilat nuk kanë humbur që nga gjysmëfinalet e vitit 2006.
SHBA gjithashtu fitoi 26 ndeshje radhazi nga viti 1994 deri në vitin 2006. Bashkimi Sovjetik mban rekordin në Kampionatin Botëror me 56 fitore rresht nga 1959 deri më 1986.